Egnatia në histori, fiton Kupën e Shqipërisë
Skuadra rrogozhinase fiton për herë të parë Kupën e Shqipërisë pasi mposhti në finale Tiranën me rezultatin 1-0
Egnatia shkruan historinë në futbollin shqiptar. Skuadra rrogozhinase fiton për herë të parë Kupën e Shqipërisë pasi mposhti në finale Tiranën me rezultatin 1-0, falë një goli të shënuar në minutën e 114-të nga Jackson me 11-metërsh.
Një mbyllje e keqe e sezonit nga Tirana, që pasi e humbi titullin kampion në javën e fundit, dështon edhe në finalen e Kupës, sigurisht edhe si rrjedhojë e dënimeve të shumë futbollisti nga Komisioni i Disiplinës.
Tirana ishte më kërkuese që në fillim të lojës, por nuk e shfrytëzoi si duhet rastin më të mirë që iu paraqit në minutën e 13-të, me Hilën që “ledhatoi” pjesën e jashtme të shtyllës.
Bardheblutë mbetën me një lojtar më pak pa u mbushur 25 minuta lojë. Berisha ndërhyn rëndë ndaj Jacksonit dhe për Enea Jorgjin nuk ka dyshime, karton i kuq për lojtarin e Tiranës.
Pretendojnë për penallti lojtarët e Tiranës rreth 15 minuta pas nisjes së pjesës së dytë, pas prekjes së topit me dorë nga Zejnullai. Jorgji pret konfirmimin nga sistemi VAR dhe vijon lojën.
Shtylla shpëton bardheblutë ne minutën e 61-të. Jackson depërton nga e majta, kalon dhe Likën, por top rrok shtyllën.
Klubet që kanë shpenzuar më shumë, dominon Chelsea, e mbyllin 4 italiane
Në të 77-ën Duamena arrin ta dërgojë topin në rrjetë, por goli anulohet nga sistemi VAR, që dallon një pozicion jashtë loje të Kasës.
Koha e rregullt përfundoi pa gola, por kur me mendohej se gjithçka do të zgjidhej nga “ruleta” e penalltive, skuadra rrogozhinase fitoi një 11-metërsh në gol nga Jackson.
Pak minuta më vonë Jorgji vërshëlleu për përfundimin e finales, me rrogozhinasit që nisën festën për trofenë e parë në histori.