Euro 2024, Shqipëria mposht bindshëm Moldavinë

Kombëtarja shqiptare fitoi 2-0 mbrëmjen e sotme në ndeshjen me përfaqësuesen e Moldavisë


Kombëtarja shqiptare fitoi 2-0 mbrëmjen e sotme në ndeshjen me përfaqësuesen e Moldavisë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Kombëtarja arriti fitoren e parë të eleminatoreve për në Kampionatin Evropian Euro 2024.

Shqipëria zbriti në fushë me formacionin 4-3-3. Në portë Berisha. Në mbrojtje Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj. Në mesfushë Bare, Ramadani dhe Bajrami. Ndërsa në sulm Asani, Uzuni dhe Cikalleshi. Trajner: Sylvinho

Ndiq “TiranaDiplomat.com” në Facebook

Ndërsa, Moldavia zbriti në fushë me formacionin 3-5-2. Në portë me Railean. Në mbrojtje me Craciun, Mudrac, Posmac. Në mesfushë me Revenco, Motpan, Baboglo, Rata, Reabciuk. Në sulm me Nicolaescu dhe Damascan. Trajner: Serghei Clescenco.

Shqipëria e nisi më mirë takimin teksa në minutën e 5-të Bajarami nga goditja e këndit krosoi në zonë, Ismajli godeti me kokë, por priti portieri moldav.

Në minutën e 8-të Bajrami dribloi bukur kundërshtarët në hyrje të zonës dhe fitoi goditje dënimi, të cilën e gjuajti po vetë, por topi u përplas në mur.

Me kalimin e minutave Shqipëria bëhet më kërkuese, fiton 3 goditje këndi, por pa rezultat.

Në minutën e 18-të moldavët patën një rast, por Nicolaesu gaboi në goditjen me kokë, duke e çuar topin pak mbi traun e portës së mbrojtur nga Berisha.

Në minutën e 20-të, Ramadani rrezikoi me një gjuajtje nga jashtë zone drejt portës moldave.

Një minutë më pas Cikalleshi gjuajti nga jashtë zone, por topi godeti traversën e portës së mbrojtur nga portieri moldav, Railean.

Në të 35-ën Hysaj kombinoi bukur me Baren, mesfushori krosoi brebda zonës, por grushtoi portieri moldav.

Në minutën e 41-të, Bajrami gjuajti një goditje denimi, por topi kaloi ngjitur me shtyllën dhe doli jashtë.

Pjesa e parë përfundoi 0-0 pavarësisht rasteve të shumta për shënim nga Kombëtarja shqiptare.

Në pjesën e dytë Kombëtarja hyri mjaft agresive në fushë dhe shënoi në minutën e 52-të me Jasir Asanin, i cili goditi bukur nga jashtë zone. 1-0 për Shqipërinë.

Në minutën e 62-të Hysaj dha një kros të artë për Uzunin, por ky i fundit goditi me kokë jashtë megjithëse fare pranë portës.

Në minutën e 64-ët Cikalleshi tentoi nga e majta me një gjuajtje të fortë, por topi doli disa metra jashtë porte.

Në minutën e 76-të, Nedim Bjarami depërtoi mjaft bukur në zonë dhe me një goditje të fortë arriti të mposhtë portierin moldav Railean.

Në minutat e mbetura Kombëtarja administroi avantazhin duke ulur ritmin e lojës dhe siguruar 3 pikët mjaft të rëndësishme pë rrugëtimin drejt kampionatit europian “Gjermani 2024”.

Të dyja këto kombëtare gjenden në Grupin E të këtyre kualifikimeve. Kjo ishte fitorja e parë e Shqipërisë, pas humbjes 1-0 në Poloni në ndeshjen e parë në grup. Shqipëria ndodhet e 3-ta në grup në kuotën e 3 pikëve pas 2 ndeshjeve, ndërsa Moldavia renditet e 4-ta me 2 pikë pas 3 ndeshjesh.

Në ndeshjen tjetër të grupit E, Republika Çeke fitoi 0-3 në transfertë ndaj Ishujve Faroe, duke u renditur e para me 7 pikë, pas 3 ndeshjesh.

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

KAMPIONATET

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KOMBËTARET

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Duka: Tani duam të kualifikohemi në Botëror

Rrugëtimi i Kombëtares kuqezi në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” është ende një nga temat më të diskutuara në…