Shqipëri e bukur dhe fituese ndaj Ishujve Faroe
Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi sot 3-1 ndeshjen e tretë të grupit E ndaj Ishujve Faroe
Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi sot 3-1 ndeshjen e tretë të grupit E ndaj Ishujve Faroe, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.
Për ekipin shqiptar shënoi Nedim Bajramin në minutën e 20, Asllani në minutën e 51 dhe goli i tretë në minutën e fundit të ndeshjes nga Ernest Muçi. Në fundin e pjesës së parë, Ishujt Faroe barazuan me Faero.
Pas fitores me Moldavinë, kuqezinjtë morën një tjetër tri pikësh në transfertë, duke shkuar në vendin e dytë të grupit E me gjashtë pikë, një më pak se Çekia kryesuese.
Kjo ishte fitorja e dytë e Shqipërisë, pas asaj 2-0 me Moldavinë.
Grupi E, ku bën pjesën edhe Shqipëria, kryesohet nga Çekia, me 7 pikë në 3 ndeshje, e ndjekur nga Shqipëria me 6, ndërkohë që më pas renditen Moldavia me 5, Polonia me 3 dhe Ishujt Faroe me 1 pikë.