Sfida me Atletik Eskaldes në Conference League, ja shuma që përfiton Partizani nëse kualifikohet

Duke llogaritur edhe shitjet dhe shpërblimet e tjera, Partizani do ta mbyllte këtë vit me më shumë se 3 milionë euro


Kalimi në turin e tretë për Partizanin është një detyrë, duke parë kundërshtarin që ka përballë. Aktualisht të kuqtë kanë siguruar në total 810 mijë euro, teksa garojnë ende në Ligën e Konferencës. Në rast se eliminohen nga Atletik Eskaldes, Partizani do të siguronte në total 1.16 milionë euro, ndërkohë që kalimi në turin e tretë do të kushtonte minimalisht 300 mijë euro më shumë.

Duke llogaritur edhe shitjet dhe shpërblimet e tjera, Partizani do ta mbyllte këtë vit me më shumë se 3 milionë euro. Nëse kalon edhe raundin e tretë, shkon në “play off”, fitimet do të rriteshin edhe me të paktën 300 mijë euro të tjera.

Kështu, sfida e sotme ndaj Atletik Eskaldes do të duhet të menaxhohet si duhet. /Panorama Sport

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”, përcaktohen tetë ekipet finaliste

Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali janë tetë ekipet finaliste të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Botërori 2026, Silvinjo: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti i Federatës Zvicerane, Blanc vlerëson zhvillimin e futbollit shqiptar

Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ai u prit…