Duka në ndeshjen e bamirësisë për viktimat e përmbytjeve në Slloveni

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka marrë pjesë në iniciativën e ndërmarrë nga Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin, i cili ka organizuar një ndeshje futbolli bamirësie me yjet e futbollit


Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka marrë pjesë në iniciativën e ndërmarrë nga Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin, i cili ka organizuar një ndeshje futbolli bamirësie me yjet e futbollit për të ndihmuar viktimat e përmbytjet katastrofike që goditën Slloveninë disa javë më parë e që sollën dëme të mëdha materiale.

Ndeshja e futbollit u zhvillua në Lubjanë mbrëmë, më 15 shtator, në stadiumin Stožice (ora 20:00 CET) dhe të gjitha të gjitha të ardhurat e mbledhura nga sponsorizimet, shitja e biletave dhe donacionet vullnetare individuale shkojnë për fondacionin bamirës “PREPROSTO BLIZU”, që u themelua dhe drejtohet nga “RADIO 1”, stacioni radiofonik më i madh në Slloveni.

Fondacioni do të shpërndajë fondet për ata që kanë më shumë nevojë në këtë moment të vështirë. Shumë yje të futbollit botëror, duke përfshirë edhe fitues të shumtë të Kupës së Botës dhe Champions League pranuan me kënaqësi ftesën e Presidentit Ceferin për t’u bërë pjesë e kësaj iniciative.

Gianluigi Buffon, Andrej Shevchenko, Paolo Maldini, Luis Figo, Zvonimir Boban, Javier Zanetti, Eric Abidal, Predrag Mijatović, Vladimir Šmicer, Nemanja Vidić, David James, Giorgos Karagounis, Mario Mandzukić, Mikael Silvestre apo edhe shumë ish-futbollistë të tjerë të famshëm luajtën këtë herë “për Slloveninë”.

Edhe Federata Shqiptare e Futbollit ka dhënë kontributin e saj përmes një donacioni financiar për t’iu gjendur sadopak pranë viktimave të përmbytjeve dhe Sllovenisë së goditur nga kjo fatkeqësi natyrore.

Gjithashtu, ndeshja ka pasur një mbulim shumë të madh televiziv vendor dhe ndërkombëtar, duke u transmetuar drejtpërdrejtë në 27 vende të ndryshme në mbarë botën.

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

KAMPIONATET

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KOMBËTARET

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Duka: Tani duam të kualifikohemi në Botëror

Rrugëtimi i Kombëtares kuqezi në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” është ende një nga temat më të diskutuara në…