Silvinjo, i vetëm kundër gjithë Europianëve!

Silvinjo është i vetmi trajner nga Amerika Latine që drejton një Kombëtare në Euro 2024, të tjerët janë nga Europa.


Padyshim që përveç fut bollistëve, trajneri ka një rol kyç në ecurinë e një skuadre. Në shumicën e rasteve vendimet për të emëruar një trajner, janë vendime të vështira dhe me siklet nga drejtuesit e një institiucioni futbolli, apo presidenti klubi, pasi jo të gjithë janë të spovruar dhe emër të njohur në arenën ndërkombëtare.

Nëse marrim rastin e europianit që po vjen, ku deri tani kemi 21 kombëtare të kualifikuara, patjetër që një grup i mirë futbollistësh e ka të nevojshëm një trajner të mirë që t’i dërgojë drejt një suksesi të tillë.

Megjithatë, nëse shohim timonierët që kanë shoqëruar këto ekipe drejt fazës finale të Europian, Silvinjo është i vetmi trajner nga Amerika Latine që drejton në këtë turne, pasi të gjithë të tjerët janë nga Europa.

Gjithashtu, edhe ndihmësit e tij, Pablo Zabaleta dhe Doriva, janë po nga Amerika Latine. Një pjesë e mirë e kombëtareve kanë zgjedhur trajner vendës, ndërsa për të huajtë, ata italianë udhëheqin pasi janë 5 të tillë si: Spaleti, Montela, Rosi, Kalzona dhe Tedesko. Ndërkohë Çekia është pa e vetmja kombëtare që nuk ka aktualisht një trajner.

RASTËSIA – Rastësitë janë të çuditshme dhe kjo e grupit ku ndodhet Shqipëria ka një histori para 11 viteve. Saktësisht në Europianin e 2012-s, në grupin C ndodheshin: Spanjë, Itali, Kroaci dhe Irlandë. Tri ekipe që janë aktualisht në grupin B ku ndodhen kuqezinjtë.

Ndeshja Spanjë-Itali ka përfunduar 1-1, Itali-Kroaci 1-1 dhe Spanjë-Kroaci 1-0. Ndërkohë Spanja dhe Italia ishin edhe në finalen e këtij turneu, ku iberikët u shpallën kampionë.

Lexo më shumë

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

KAMPIONATET

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KOMBËTARET

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Duka: Tani duam të kualifikohemi në Botëror

Rrugëtimi i Kombëtares kuqezi në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” është ende një nga temat më të diskutuara në…