Ylli pret kampionen botërore në bodybuilding, Gentiana Beqa
Sportistja i shprehu mirënjohjen presidentit të KOKSH me anë të një pllakate falënderimi
Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli priti në zyrat e KOKSH, kampionen e botës në Bodybuilding, Gentiana Beqa, së bashku me trajnerin e saj, Asdren Ahmeti.
Sportistja i shprehu mirënjohjen presidentit të KOKSH me anë të një pllakate falënderimi ku shkruante:
“Mirënjohëse për kontributin tuaj të pazëvendësueshëm në Komitetin Olimpik, ku sporti ka marr të gjitha ngjyrat e rrathëve,falë dedikimit dhe punës tuaj. Bashkimi i sporteve nën kujdesin tuaj ka krijuar një harmoni të jashtëzakonshme, të sukseseve për të shpërndarë emrin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Të falënderojmë për ndriçimin e rrugës së Sportit Shqiptar në nivel Ndërkombëtar”.
Në takim ishte i pranishëm zv/Ministri i Sportit, Endrit Hoxha, Anëtare e Komitetit Ekzekutiv të KOKSH, Julinda Dhame, si dhe bashkëshortja e Presidentit të KOKSH, Anita Ylli.