Skuka “shpëton” Partizanin, Teuta “braktis” vendin e fundit
Egnatia vazhdon të kryesojë me 10 pikë më shumë se Partizani ndjekës. Fitore jetike për Teutën
Nuk ka fitues në Partizani-Egnatia, teksa Teuta triumfon me tris ndaj Skënderbeut. Sfida më e fortë e javës së 22-të në Superiore, u mbyll në barazim 1-1.
Sebastian Spahiu kaloi kryesuesit në avantazh pas një ore lojë, ndërkohë që kampionët në fuqi barazuan në minutën e fundit me anë të Xhuliano Skukës.
Egnatia vazhdon të kryesojë me 10 pikë më shumë se Partizani ndjekës. Fitore jetike për Teutën. Skuadra durrsake mposhti 3-0 korçarët e drejtuar nga Gvozdenovic.
Klejdi Daci (2) dhe Ergys Peposhi shënuan në pjesën e parë për Teutën, që më pak menaxhoi avantazhin e trefishtë. Skuadra e Edi Martinit “parakaloi” Kukësin në renditje, duke iu larguar vendit të fundit.