Pas Kilit, Shqipëria humb edhe me Suedinë
Shqipëria ka humbur me rezultatin 1-0 përballë Suedisë në miqësoren e zhvilluar në ‘Friends Arena’, Stockholm.
Shqipëria ka humbur me rezultatin minimal 1-0 përballë Suedisë në miqësoren e zhvilluar këtë të hënë në ‘Friends Arena’, Stockholm.
Ndeshja u vendos në minutën e 62’ nga një gol i Nilson, i cili i mori kohën pas krahëve mbrojtësit të qendrës kuqezi Mihaj dhe me kokë dërgoj topin e harkuar në zonë nga Kulusevksi.
Ndeshja në tërësi ishte e barabartë, ndërsa të besuarit e trajnerit Silvinjos kërkuan përgjatë gjithë kohës të ishin protagonist, duke kërkuar disa herë të shënonin, por pa sukses.
Kështu, pas Kilit, Shqipëria ka humbur dhe miqësoren e dytë të programuar në muajin mars, atë me Suedinë. Tashmë përpara për djemtë kuqezi janë finalet e Europianit “Gjermani 2024”.