Real Madrid, kampion i Europës për të 15-ën herë
Real Madrid fiton 2-0 finalen e Ligës së Kampionëve përballë Borussia Dortmundit
Real Madrid fiton finalen e Ligës së Kampionëve përballë Borussia Dortmund dhe shpallet për të 15-ën herë kampion i Europës.
Sfida e luajtur në Londër, stadiumin “Wembley”, u vendos nga dy gola të skuadrës spanjolle në fund të pjesës së dytë. Fillimisht ishte goli i Daniel Carvajal në minutën 74’, i cili devijoi topin e harkuar nga këndorja nga Tony Kroos.
Goli i shënuar nga “Los Blancos” vuri në vështirësi psikologjike skuadrën gjermane, e cila deri në ato çaste dominoi lojën, duke krijuar më shumë raste shënimi se sa madrlenët, por pa sukses.
Kështu, të besuarit e Ançelotit, më të qetë dhe më të saktë, arritën të përfitonin nga një gabim i mesfushës së Dormtund dhe Bellingham, I dha një pas të mrekullueshme Vinicus Jr, i cili i vetëm përball portierit e dërgoi topin në rrjetë, duke dyfishuar rezultatin në minutën e 83’.
Pas kësaj, loja humbi shpejtësinë, edhe pse gjermanët tentuan të ndërtonin ndonjë sulm, por pa sukses. Në fund, ishin djemtë e Ançelotit që ju gëzuan titullit kampionë të Evropës, i cili është dhe i 15-të për skuadrën spanjolle, e cila është dhe skuadra më e titulluar në Europë.