Kombëtarja shqiptare vijon me përgatitjet për ndeshjen e parë të grupit në Euro 2024 ndaj Italisë me kuqezinjtë që kanë zhvilluar vetëm një seancë stërvitore në kampin bazë në Kaiserau.
Skuadra ka punuar për më shumë se një e orë e 30 minuta mes palestrës dhe fushës, me grupin që ka punuar i plotë dhe deri tani nuk ka probleme fizike për asnjë lojtar.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se, ditën e sotme Kombëtarja do të zhvillojë një seancë stërvitore, që do të nisë në ora 12:00 dhe do të jetë e hapur për mediet 15 minutat e para.
Gjithashtu, sot do të ketë edhe një konferencë për median me një nga futbollistët kuqezi, duke filluar nga ora 14:30 dhe që do të transmetohet në kanalin e FSHF në platformën Youtube. Të gjithë gazetarët e interesuar për të ndjekur konferencën mund hyjnë në linkun e posaçëm për konferencën.