Rumania mposht bindshëm Ukrainën

Rumania fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Ukrainës në takimin e parë të Grupit E.


Rumania e nis me këmbë të mbarë rrugëtimin në Kampionatin Europian, Gjermani 2024, ndërsa fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Ukrainës në takimin e parë të Grupit E.

Rumunët morën avantazhin në minutën e 29’ të lojës, me Stanciu, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 1-0.

Pavarësisht tentativave nga ukrainasit, skuadra rumune dyfishoi avantazhin në minutën e 53’ me një super goditje të Marin, teksa vetëm katër minuta më pa Dragus vulosi këtë takim, duke shënuar golin e tretë për Rumaninë.

3-0 dhe Rumani kryeson Grupin E, teksa Ukraina renditet në vend të katërt.

Ndërkohë vlen të theksohet se në 18:00 do të nisë ndeshja tjetër e këtij grupi ajo mes Belgjikës dhe Sllovakisë. (Supersport)

Lexo më shumë

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”, përcaktohen tetë ekipet finaliste

Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali janë tetë ekipet finaliste të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Botërori 2026, Silvinjo: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti i Federatës Zvicerane, Blanc vlerëson zhvillimin e futbollit shqiptar

Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ai u prit…