Anglia mposht Holandën dhe i bashkohet Spanjës në finalen e Euro 2024

Kjo është finalja e dytë radhazi për britanikët, pas asaj të humbur në 2021 përballë Italisë në Angli


Anglia do ti bashkohet Spanjës në finalen e “EURO 2024” që do të luhet në Berlin, të dielën e 14 korrikut.

Ndeshja u vendos në minutën e 90’, kur Ollie Watkins që me një gjest mjaft të bukur ka shmangur mbrojtësin hollandezë dhe me një goditje përfekte diagonal ka mposhtur poriterin e tulipanëve Bart Verbbrugen.

Ndeshja e zhvilluar mbrëmje e stome në “Iduna Park”, Dortmund, u karakterizua nga një pjesë e parë dinamike, ku hollandezët shënuan të parët. Ishte Xavi Simons që në minutën e 7’ përmes një goditje nga jashtë zone mposhti portierin e britanikëve Pickford. Ndërkohë në minutën e 18’ Anglia arriti të barazonte përmes Kane, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Pas kësaj u regjistruan dhe dy tranversa, në fillim Dumfries fluturoi në ajër duke gjetur topin e ardhur nga këndorja, por që nuk përfundoi në rrjetë, por në tranversë dhe jashtë. Ndërkohë më tej ishte anglezi Foden që nga jashtë zone goditi topin mjaft bukur, por topi u ndal në tranversë. Pjesa e dytë ishte e ngadaltë, një luftë nervash që u fitua në finale falë një perle të sulmuesit të sapo futur në lojë Watkins.

Tashmë kampionati Europian i Gjermanisë do të luaj aktin e fundit të dielën në fianeln e madhes me Anglisë dhe Spanjës. Kjo është finalja e dytë radhazi për britanikët, pas asaj të humbur në 2021 përballë Italisë në Angli. (ATSH)

Lexo më shumë

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”, përcaktohen tetë ekipet finaliste

Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali janë tetë ekipet finaliste të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Botërori 2026, Silvinjo: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti i Federatës Zvicerane, Blanc vlerëson zhvillimin e futbollit shqiptar

Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ai u prit…