Historia e Kupës së Botës, faktet që përcaktojnë favoritët
32 vende pjesëmarrëse, por vetëm një fitues. Pyetja që shtrohet është se si mund të parashikohet se cila do të jetë përfaqësuesja që do të shpallet kampione e Botës në “Rusi 2018”. Duke u ndalur te tendencat, statistikat dhe historia e këtij kompeticioni dalim në konkluzionin se cilët janë kriteret që kurorëzojnë kampionët e Botës.
Që kur ky kompeticion u shtua me një total prej 32 skuadrash pjesëmarrëse në vitin 1998, favoritët e evenimentit ishin paraprikisht të njohur, pra skuadrat kampione e kanë bërë historinë e tyre. Kështu menjëherë përjashtohen 24 të tilla dhe në lojë mbeten 8 pretendentë. Franca, Gjemania, Brazili, Portgualia, Argjentina, Belgjika, Polonia dhe Rusia janë ekipet që kanë qenë dhe gjejnë koherence edhe sot si favoritet e përhershme.
Për këtë listë favoritesh faktor dikur fatsjellës ka rezultuar edhe tradita e vendit organizator. P.sh. Rusia listohet vetëm e 66-ta në renditjen Botërore, por sërish mbetet pjesë e kësaj tetësheje të privilegjuar. Sidoqoftë ana tjetër e medaljes flet që më mirë të mos jesh vendi organizator, në këtë mënyrë shanset për t’u shpallur kampion janë më të mëdha.
Në fillimet e kompeticionit madhor, nga 11 edicionet e para të Botërorit 5 prej tyre u fituan nga vendi mikpritës. Por tendenca ka ndryshuar ndër vite, kështu që në 9 edicionet e fundit kjo gjë ka ndodhur vetëm një herë me Francën organizatore njëherazi kampione e Botës në vitin 1998.
Tjetër kusht për t’u shpallur fitues i Botërorit është të ruash portën sa më gjatë të paprekur. Që nga koha kur turneu u bë me 32 skuadra pjesëmarrëse, asnjë prej kampionëve nuk ka pësuar më shumë se sa 4 gola në 7 takime. I rëndësishëm është fenomeni se shtetet e Europës apo Amerikës së Jugut flasin e ndajnë këtë trofe gjithnjë mes tyre.
Element tjetër thelbësor janë portierët. Ndryshe nga ç’mund të mendohet se golashënuesit janë ata që fitojnë kupën e Botës, statistikat flasin ndryshe. Që nga viti 1982 vetëm dy herë kampionët e Botës kanë patur në organikë fituesin e Këpucës së Artë, në Botërorim 2002 Brazili me Ronaldon dhe në 2010 Spanja me David Villan, ndërkohë që portierët fitues të “Dorëzës së Artë” kanë qenë pjesë e formacioneve që kanë ngritur trofeun më prestigjioz në Botë.
Eksperienca është një tjetër faktor. Duhet thënë se skuadrat kampione në fuqi e kanë të pamundur mbrojtjen e titullit, pra që të synosh trofeun nuk duhet të jesh kampion në fuqi, pasi presioni i madh e bën një mision të pamundur ruajten e titullit. Përjashtim ka bërë vetëm Brazili, që u shpall kampion në dy edicione radhazi, atë të 1958 dhe 1962.
Edhe Gjermania këtë vit ka sërish shanse, por historia për një fitore të gjermanëve në Rusi flet kundër tyre, në një dimension më të gjerë. Gjithsesi, një parashikim dhe mund të bëhet dhe opinioni sportiv flet se Belgjika nuk ka asnjë shans, edhe pse është pjesë e tetëshes favorite historike. Vetëm nëse ndodh një apokalipks futbollistik.(SS)