5 ndeshjet hapëse më emblematike në historinë e Botërorëve
Për fansat më të zjarrtë të futbollit, katër vitet e pritjes për Botërorin ndonjëherë janë të padurueshme. Por sot më fund kjo veprimtari madhore nis dhe skuadrat e para që zbresin në fushë janë Rusia dhe Arabia Saudite. Jo domosdoshmërisht një përplasje nga më tërheqëset … Megjithatë, historia e këtyre ndeshjeve hapëse ka treguar se për spektaklin duhet pritur. Gjithsesi le të hedhim një vështrim kronologjik mbi pesë takimet që kanë mbetur në memorie.
1) Brazil-Meksikë 4-0, 1950
Pas dymbëdhjetë vjetësh pa pjesëmarrje në garën më prestigjioze, Brazili përballet me Meksikën në ndeshjen hapëse në një Maracana të tejmbushur. Në atë kohë, Seleçao nuk kishte fituar asnjë nga pesë titujt e saj të tanishëm, dhe pritja ishte në kulmin e saj. Në Rio, brazilianët tregojnë ambicien e tyre duke fituar një rezultat bindës (4-0), falë një dygolëshi të Ademir. Tre javë më vonë, ata do të mposhten në finale nga Uruguaji (2-1).
2) Brazil-Jugosllavi 0-0, 1974
Kampionati Botëror 1974, i mbajtur në Gjermani, është i pari që e sheh kampionin në fuqi të luajë në ndeshjen hapëse të kompeticionit. Një fitore e lehtë kundër Italisë (4-1) në Botërorin e 1970-ës, është Brazili që prezantohet si skuadra më favorite e turneut, që hap edicionin e radhës përballë Jugosllavisë në Frankfurt. Por përtej çdo pritshmërie, mbajtësi i titullit frenohet në një barazim (0-0) nga kundërshtari i mbrëmjes. Një ndeshje pa gola dhe një ogur i keq për Seleçaon e cila do të shohë Gjermaninë Perëndimore të fitojë trofeun.
3) Argjentinë-Kamerun 0-1,1990
Kampionia e botës në vitin 1986, Argjentina e udhëhequr nga Diego Maradona përballet me ekipin modest të Kamerunit në sfidën hapëse në stadiumin “Giuseppe Meazza” të tejmbushur. Në Milano si kudo, të gjithë pajtohen se Albiçeleste duhet të mbizotërojë, e madje binshëm. Të mbetur me 9 lojtarë pas përjashtimeve të Kana-Biyik dhe Massing, janë Luanët e Pamposhtur që fitojnë falë një goli të François Omam-Biyik. Një dush i ftohtë për Maradonën me shokë.
4) Francë-Senegal 0-1, 2002
Sigurisht, ekipet afrikane janë mësuar të fitojnë befasisht në ndeshjet hapëse. Në vitin 2002, dymbëdhjetë vjet pas Kamerunit, Senegali përballet në Seul me kampionin në fuqi të Botërorit, Francën, e udhëhequr nga dyshja e sulmit Thierry Henry – David Trezeguet. Para 64.000 spektatorëve, “Les Blues”, të privuar nga Zindédine Zidane, i dëmtuar, munden 1-0 me një realizim të Papa Bouba Diop. Një rikujtim i ndeshjes hapëse të 19900ës.
5) Gjermani-Kosta Rika 4-2, 2006
Kampionati Botëror 2006 shënon kthimin e hapjes së kompeticionit nga skuadra pritëse e veprimtarisë. Është Gjermania që në Mynih mundin 4-2 Kosta Rikën përballë publikut të shtëpisë. Një ndeshje e luajtur me një ritëm të lartë, siç dëshmohet nga gjashtë golat e shënuar, por mbi të gjitha, ovacione për dy golat e klasit të lartë të shënuar nga Philipp Lahm dhe Torsten Frings.