Dita Botërore e Shahut/ Kur Abdulla Tirana luante shah te kafeneja “Shkumbini” në Elbasan në 1910

Sporti i shahut në Shqipëri edhe pse zyrtarisht daton në vitin 1933, pa dyshim që është luajtur më parë.

Historia shqiptare në Lojërat Olimpike: “ATLANTA 1996”, nga Manjani te Mata, te Musai dhe Troplini

Historia olimpike e Shqipërisë, nga pjesëmarrja e parë “Munih 1972”, tek ajo e fundit “Tokyo 2020”. Speciale me 9 pjesë.

Emrat e ekipeve shqiptare, nga malet dhe fushat, te lumenjtë dhe traktorët

Gjatë viteve të periudhës së komunizmit, për shkak edhe të aleancave politike dhe strategjike të shtetit shqiptar, ekipet dhe klubet i ndërruan shpesh emrat, aq sa tani, futbolldashësit e sotëm nuk mund t’i dinë apo i kujtojnë shumë zbehtë.

Safet Berisha, “15-katëshi” i Partizanit dhe i Kombëtares që sfidoi Mylerin dhe Rumenigen

Safet Berisha mbetet një nga legjendat e futbollit shqiptar të viteve 1970-1985, një qendërmbrojtës emblemë i Partizanit dhe i Kombëtares.

Petrit Stefa, “amerikani” i basketbollit shqiptar!

Petrit Stefa, arkitekti i një Flamurtari të jashtëzakonshëm me të cilin matematicieni vlonjat fitoi 25 trofe, midis kampionatit, Kupës së Shqipërisë, Superkupës së Shqipërisë dhe kupave speciale.

Sulejman Demollari, kapiteni modern i Kuqezinjve

Ish-kapiteni i Dinamos dhe i Kombëtares ka fituar dy tituj kampion dhe dy Kupa Shqipërie me Dinamon, si dhe kampion me Dinamon e Bukureshtit.

Vangjel Koja, “Xhela” i 90 trofeve në volejboll

Kur bashkëbisedon me trajnerin e famshëm të volejbollit të meshkujve të Dinamos, Vangjel Koja, të duket vetja se ke hyrë në “Bibliotekën e Kombëtares së Volejbollit”. Shënime për çdo kampionat; skeda për çdo ndeshje; statistika për çdo lojtar, fotografi për çdo trofe dhe gjeneratë lojtarësh që ka stërvitur “Mjeshtri i Merituar i Sportit”. “Xhela”, trajneri i 90 trofeve në 40 vjet karrierë si profesionist, 100 ndeshje ndërkombëtare me Dinamon dhe ekipin Kombëtar.

Afërdita Tusha, qitësja shqiptare që rivalizoi meshkujt në Olimpiadën “Mynih 1972”

Historia e Afërdita Tushës ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare, të cilat kanë shkruar shpesh për të në prag të Lojërave Olimpike.

Tifozët.al, një dritare e re e lajmit sportiv online

Kur vendosa të themeloj gazetën “Tifozët.al” –  vetëm pas tetë vitesh pasi kisha mbyllur një tjetër portal sportiv “Albania-Sport.com” (2006-2013)– isha i bindur se, përvoja shumëvjeçarë në gazetën print dhe lajmin online do të ishte një “bonus” për një sipërmarrje të suksesshme.

Muhedin Targaj: Agron Hazbiu, model i futbollistit modern

Ish-kapiteni i Dinamos: “Nuk dua kurrë ta besoj se, një djalë i fortë si ai, mund të vetëvritej!”